Shqiptari nga Maqedonia vret bashkëshorten dhe i dorëzohet policisë

Paraditen e së premtes, Policia e Kantonit Thurgau ka gjetur një grua 39 vjeçare të pajetë në një banesë në Erlen, Kantoni TG, për të cilën supozonte se ishte e vrarë, transmeton albinfo.ch.

Burimet e albinfo.ch konfirmojnë se bëhet fjalë për një çift shqiptrar nga Maqedonia e Veriut.

Çifti kanë tri vajza adoleshente.

Duket të ketë pasur debate të përsëritura ditët e fundit mes çiftit, thotë një i afërm, sipas të cilit, divorci mes tyre ishte i afërt.

Burri kohët e fundit ka qenë i paaftë për të punuar për shkak të një sëmundjeje.

“Kjo  e shqetësonte atë”, thotë më tutje i afërmi.

“Dikur ishin shumë të lumtur, qeshnin shumë. Por në javët e fundit marrëdhënia mes tyre është përkeqësuar”.

“Jemi në shok”, thotë një fqinj. Ai e përshkruan të dyshuarin si “një person të sinqertë, të këndshëm dhe normal”.

Ai qeshte shpesh dhe ishte në disponim të mirë. Por në ditët e fundit ai kishte ndryshuar.

“Ai nuk na përshëndeste më dhe mezi fliste”.