Gjobë e heqje e patentë shoferit për tre muaj, për tejkalim të shpejtësisë

Një 22 vjeçar është gjobitur me 300 euro gjobë, 3 pikë negative dhe me heqje të patentë shoferit për tre muaj pasi që ka tejkaluar shpejtësinë e lejuar në trafik.

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi.

Sipas njoftimit, 22 vjeçari është ndaluar nga policia dje rreth orës 17:05 në fshatin Talinovc i Muhaxherëve të Ferizajt pasi që ka zhvilluar shpejtësi 115 km/h në zonën e kufizimit 50 km/h.

“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë” – është thënë tutje në njoftimin e Policisë së Kosovës.