Vdes një pacient në Entin Special në Shtime

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Qendrën Integruese Rehabilituese të Sëmundjeve Kronike Psikiatrike në Shtime, ku një person është gjetur pa shenja jete, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Shtime kanë bërë me dije se i ndjeri ishte dërguar atje pa ndjenja nga punonjësit e Entit Special.

Pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar se 62-vjeçari ka ndërruar jetë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Hetim mbi vdekjen’.