Përfundon pakoja e subvencionimit të rrymës në Kosovë

Pakoja e subvencionimit të energjinë elektrike në Kosovë, ka përfunduar.

Kështu ka njoftuar Ministri i Financave, Hekuran Murati në një konferencë për media.

Ai ka bërë të ditur se tre muajt e parë, shtator-tetor-nëntor subvencionet janë mbuluar nga buxheti i shtetit, ndërsa për katër muaj të tjerë subvencionet janë mbuluar nga pakoja e fondeve prej Bashkimit Evropian.