Arrestohet hajni i marketeve në Prishtinë
I dyshuari për vjedhje në disa markete të Prishtinës së fundmi është arrestuar.
Sipas informacioneve nga policia, burri kishte vjedhur në markete të ndryshme në vlerë prej 350 eurosh.
“Pas një pune hetimore lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte kryer disa vjedhje të parave në vlerë rreth 305 euro në markete të ndryshme”, thuhet në raportin e policisë.
Vjedhjet thuhet të kenë ndodhur gjatë mbrëmjes të datës 11 mars.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

