Brenda një jave janë konfiskuar 25 patentë shoferë në Gjilan

Policia në Gjilan, gjatë periudhës kohore 21.04.2023-27.04.2023 në vazhdën e implementim i planit operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ kanë realizuar disa aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë komuna.

Në kuadër të këtij plani njësiti i komunitetit në bashkëpunim me njësitin e sektorit të Stacionit Policor Gjilan gjatë kësaj jave kanë realizuar një vizitë në kopshtin e fëmijëve ,,Fjolla’’ në qytetin e Gjilanit, gjatë të cilës vizitë zyrtarët policor kanë njoftuar fëmijët e këtij kopshti me rregullat dhe mënyrën e sjelljes së tyre në trafikut rrugor e me këtë rast së bashku me këta fëmijë kanë realizuar edhe aktivitete praktike në terren.

Po ashtu gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 909 gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.

Në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në hetimin e 18 aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale, 21 aksidenteve me të lënduar si dhe janë konfiskuar 25 patentë shoferē, thuhet në njoftim.