Ka ndërruar jetë në Gjilan poeti Beqir Buzuku

Ka ndërruar jetë në Gjilan, në moshën 75-vjeçare, poeti Beqir (Shefki) Buzuku.

Njoftimin e kanë dhënë familjarët:

Sot pasdite, me 30 prill 2023, ka ndërruar jetë më i dashuri i familjes sonë Beqir (Shefki) Buzuku.

Ai u shua në moshën 75 vjeçare, pas një sëmundje që e ligshtoi në dy vitet e fundit.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër, e hënë, me 1 maj 2023, me kohën e drekës (në orën 13:00) në varrezat e qytetit në Gjilan.

Të pamet (ngushëllimet) për të ndjerin mbahen të martën dhe të mërkurën, me 2 dhe 3 maj 2023, në restorant “Luli” në lagjen “Baleci” në Gjilan (09:00-16:00).

E pikëlluar familja Buzuku.