E rrahën një person, arrestohen dy të dyshuar në Gjilan
Policia ka arrestuar dje në Gjilan dy persona, pasi e kanë sulmuar një tjetër.
Njoftimi i plotë i policisë:
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Rr. Esat Berisha, Gjilan 04.05.2023-16:00. Viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

