Gjilanasi arrestohet për dhunë ndaj gruas së tij shtatzënë
Një person në Gjilan është arrestuar për dhunë ndaj gruas së tij shtatzënë.
I dyshuari është arrestuar, ndërsa viktimës i është ofruar trajtim mjekësor.
Gjilan 17.05.2023 – 17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare, pastaj i dyshuari ka kërkuar që viktima të shkojë te familja e vajzërisë. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor pasi që e njëjta edhe është shtatzënë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet, thuhet në njoftimin e policisë.

