Tejkalim i shpejtësisë, 103 km/h në vendbanim
Policia në Gjilan, njësiti rajonal i komunikacionit rrugor, me datën 18.05.2023 në kuadër të zbatimit të planit operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut, ka mbajtur pikë kontrolli të automjeteve në fshatin Pozheran.
Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 50 km/h duke drejtuar mjetin me shpejtësi 103 km/h.
Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 300 euro dhe masa mbrojtëse e ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre muajve, thuhet në njoftim.
