Një orë vrap, 7 orë jetë më shumë
Vrapimi është një mënyrë e thjeshtë dhe efikase për t’u stërvitur: gjithçka ju duhet janë vetëm një palë atlete të mira.
Është treguar që vrapi mund të ulë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës dhe kacerit, duke mbajtur nën kontroll peshën dhe tensionin e gjakut.
Një studim i fundit, i publikuar tek revista ‘Progresi në sëmundjet kardiovaskualre” muajin e kaluar, ka zbuluar se njerëzit të cilët priren të bëjnë vrap, jetojnë 3 vjet më gjatë se ata që nuk e ushtrojnë këtë lloj sporti.
Hulumtuesit shkencorë vendosën të hulumtojnë nëse format tjera të stërvitjes, si ecja apo ngasja e biçikletës, sigurojnë të njëjtat përfitimet.
Ata zbuluan se këto forma të stërvitjes kanë një farë lidhje me jetëgjatësinë, por jo në të njëjtin nivel si vrapimi.
Nga studimet e kryera, ekspertët zbuluan se një orë vrap në ditë mund të përkthehet në 7 orë të shtuara në jetën e një njeriu.
Ekspertët rekomandojnë që çdo njeri të bëjë 4 orë vrap në javë.

