Isa Kastrati, luftëtari i papepur për një Kosovë të lirë

Para 26 vitesh ra në altarin e lirisë Isa Kastrati, dëshmor i atdheut, shkruan gazeta online Mediafokus.info.

Rrugëtimi jetësor i Isa Kastratit, deri në momentet e rënies për liri, është i mbushur përplot sakrifica, sfida e heroizma.

Kastrati dhe familja e tij, në vazhdimësi kanë kontribuar në luftën për çlirim kombëtar.

Isa bëri shumë vite burgim, kaloi nëpër shumë tortura, por kurrë nuk u gjunjëzua në rrugën e lirisë.

Ai ishte i bindur se Kosova do ta fitonte luftën dhe ashtu doli.

Si intelektual, si patriot e si luftëtar, Kastrati ishte një kryengritës i përjetshëm, që nuk e njohu asnjëherë fenomenin e frikës.

Është pak të thuhet se Isa e bëri këtë sakrificë për Kosovën, sepse ai e bëri sakrificën e tij për një Shqipëri të bashkuar.

Isa Kastrati u lind më 9 prill të vitit 1947 në fshatin Hogosht të Komunës së Dardanës.

Rrjedh nga një familje me traditë patriotike e atdhetare, nga një familje e cila kurrë s’pranoi shtetin që njihej me emrin Jugosllavi.

Tri herë ishte dënuar me burgim, për shkak të aktivitetit të tij patriotik, por nuk u thye asnjëherë. /Mediafokus.info