Tejkalim në vijë të plotë, dy kundërvajtësve u merren patentë shoferët
Policia në Gjilan, njësiti i Komunikacionit rrugor, gjatë matjes me radar laserik në dy lokacione të ndryshme ka identifikuar dy vozitës duke tejkaluar shpejtësinë në zonën e limituar (vendbanim).
Sipas shenjës së trafikut, shpejtësia ishte e lejuar 50 Km/h, gjersa ka tejkaluar në 108 km/h, gjersa tjetri po në zonën 50 km/h tejkalon shpejtësin në 90 km/h.
Me këto veprime ata kanë rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe kanë rënë ndesh me rregullat e komunikacionit rrugor.
Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan ndaj dy kundërvajtësve ka shqiptuar gjoba për secilin veç e veç, njërit në vlerë 300 euro, tri pikë negative dhe masën mbrojtëse në afat prej gjashtë muaj, gjersa ndaj kundërvajtësit tjetër është shqiptuar gjoba në vlerë prej 300 euro, tri pikë negative dhe masën mbrojtëse për tre muaj, thuhet në njoftim. (foto ilustrim).

