Shpërthim në oborrin e objektit komunal në veri të Mitrovicës, dëmtohen dy vetura të Policisë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të hënën në orët e vona të mbrëmjes nga person/a të dyshuar është sulmuar me mjetë shpërthyes Komuna në Veri të Mitrovicës.

Lajmin për Telegrafin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Më datën 26.06.2023, në orët e vona të mbrëmjes nga person/a të dyshuar është sulmuar me mjetë shpërthyes Komuna në Veri të Mitrovicës.

Bazuar në informatat zyrtare dyshohet se në oborrin e objektit komunal në Mitrovicë Veri, afër hyrjes së objektit është hedhur një mjet shpërthyes, i cili dyshohet të ketë qenë granat dore, me ç’rast ka shkaktuar disa dëme materiale në veturat zyrtare”, tha Kelani.

Ai tha se nuk raportohet për lëndime në njerëz, përveç dëmeve materiale të shkaktuara në dy vetura zyrtare të policisë.

(Foto: arkiv)