Në klinikën infektive janë të spitalizuar 48 pacientë me Covid 19, njëri në gjendje kritike

Në Klinikën Infektive, QKUK, sot më 23/04/2020, gjenden të spitalizuar gjithsej 58 pacientë.

Prej tyre të sëmurë me Covid-19 janë gjithsej 48 pacientë.

Në klinikë gjinden edhe 2 pacientë të cilët kanë rezultuar negativ për Covid -19 si dhe në pritje të rezultateve janë 2 raste.

Nga 48 pacientë të infektuar me Covid 19:

• 35 pacientë janë në gjendje stabile
• 12 pacientë janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
• Në mjekimin intensiv, gjendet një pacient i cili është në gjendje kritike, në ventilim mekanik dhe përkujdesje intensive.

Sot do të lirohen nga klinika 6 raste të shëruar nga infeksioni me Covid -19.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda-spitalor, njofton dr Sadije Namani, nga klinika infektive./mediafokus.info