Në Zhegër gjendet një mjet i dyshuar shpërthyes
Policia e Kosovës ka bërë të ditur nëpërmjet raportit 24-orësh se dje në Zhegër një persona ka lajmëruar se ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.
Raporti i plotë:
GJETJE E MJETIT TË PASHPËRTHYER
Zhegër, Gjilan 09.07.2023-09:15. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ne deponinë e mbeturinave te forta ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.
Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i KFOR-it ka tërhequr mjetin e dyshuar në mënyrë të kontrolluar.

