Këtë javë temperaturat shkojnë në 42 gradë

Kjo javë do të karakterizohet nga temperatura ekstremisht të larta në Shqipëri që shkojnë deri në 42 gradë.

Meteorologët e kanë cilësuar si java që do të jetë nën ndikimin e të nxehtit afrikan ashtu si gjithë Mesdheu.

Moti ekstrem nis nga e mërkura deri të dielën, me prezencë të vlerave ekstreme të temperaturave edhe në fillim të javës së ardhshme.