LAJMI I FUNDIT: Kuvendi Komunal i Prishtinës zgjedh kryetarin e ri

Pellumb Bajqinovci është votuar si kryesues i Kuvendit Komunal në Prishtinë.

Kjo erdhi pas seancës së jashtëzakonshme të thirrur për sot nga asamblistët që u përkasin subjekteve në pushtet në kryeqytet.

Zgjedhja e Bajqinovcit u bë pavarësisht që Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal e ka hedhur poshtë vendimin për shkarkimin e Fehmi Kupinës nga pozita e Kryesuesit.

Në mbledhjen e pestë të kuvendit komunal është votuar për shkarkim të Kupinës, por ai paraprakisht e kishte mbyllur seancën me arsyen se nuk kishte kushte për punë.

Muajin e shkuar ai dha dorëheqje nga LDK-ja dhe bashkoi votat me opozitën për t’i shkarkuar aksionarët e ndërmarrjeve publike.