Kosovari dënohet me 10 vite burg në Zvicër, tentoi ta mbyste gruan me rrip
Gjykata e Lartë e kantonit të Bernit në Zvicër ka dënuar me 10 vjet burgim një shqiptar nga Kosova, nën akuzën se ka tentuar të vriste gruan e tij.
Gjykata e Lartë ashpërsoi me 2 vite e gjysmë dënimin e dhënë nga Gjykata e Apelit për shqiptarin.
Ngjarja për të cilën ai akuzohet ka ndodhur në vitin 2021 në qytetin e Brugg.
Sipas dosjes hetimore, shqiptari ishte përpjekur ta vriste gruan e tij me rrip.
Burri e kishte ankimuar vendimin në Apel dhe më pas në gjykatën e Lartë, ku kjo e fundit e ka rritur dënimin e dhënë ndaj tij.
Krahas dënimit me burg gjykata i ka caktuar shqiptarit një gjobë prej 4 mijë e 500 frangash, dëmshpërblim 1 mijë e 800 franga dhe 20 mijë franga për bashkëshorten e tij.

