Kolona për hyrje në Kosova ka në Vërmicë dhe te Dheu i Bardhë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat për pritjet në kufi.

Mëngjesin e sotëm nuk ka shumë pritje për të hyrë ose për të dalë nga Kosova.

Kolona ka në hyrje në Vërmicë 100 metra dhe te Dheu i Bardhë 80 metra.

Pikat tjera janë më të shkarkuara nga kolonat.