Dy persona ia grabisin çantën e krahut një femre në Gjilan
Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit 24-orësh, ka bërë të ditur se dje në Gjilan dy persona dyshohet se ia kanë grabitur çantën e krahut një femre.
Njoftimi i plotë:
Gjilan 03.08.2023 – 23:00. Ankuesja femër shtetase e zvicrës ka informuar se dy persona të pa njohur me forcë i kanë grabitur çantën e krahut. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Viktima në çantë kishte para të gatshme dhe gjësende personale të saj. Rasti ne procedure te rregullt hetimore.

