Në Gjilan arrestohet personi i kërkuar për vuajtje të dënimit

Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar dje personin e kërkuar në Gjilan për vuajtje të dënimit.

Njoftimi i plotë:

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

Rr. Esat Berisha, Gjilan 04.08.2023-06:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar i dyshuari i kërkuar mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në Qendrën Korrektuese Prishtinë në vuajtje të dënimit.