Afera e rezervave shtetërore: Bastisje edhe në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë
Pas banesës dhe restorantit të Ridvan Muharremit, Policia ka nisur bastisje në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.
T7 ndodhet në vendin e ngjarjes.

Raportohet se vet ministrja Hajdari nuk është brenda objektit
Bastisja vjen pas publikimit të incizimeve rreth aferës vaji dhe gruri.
Mëngjesin e sotëm Policia ka nisur një aksion në dy pjesë të Prishtinës. Aksioni raportohet se po kryhet në lokalin e shtëpinë e Ridvan Muharremit, i përfshirë në skandalin e vajit
Fillimisht, policia ka filluar një aksion në shtëpinë e Muharremit, për të vazhduar më pas në lokalin “Buk e zemër” që po ashtu është në pronësi të tij.

Përveç policisë, në aksion thuhet se po marrin pjesë edhe pjesëtarë të EULEX-it.
Muharremi akuzuar për keqpërdorime të shumta si dhe është i përfshirë në skandalin e aferës së “vajit”.
