Të fundit Arrestohet Hafiz Gara dhe Irfan Lipovica në MINT 18/08/2023 - 08:0718/08/2023 mediafokus Policia e Kosovës sot ka arrestuar dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë Ndermarrësisë dhe Tregtisë.Gazeta Nacionale ka mësuar se bëhet fjalë për arrestimin e Hafiz Gara dhe Irfan Lipovica.Foto që ka siguruar gazeta shihet zyrtari Hafiz Gara në pranga të policisë.Arrestimin i tyre është bërë nën dyshimin që janë përfshirë në keqpërdorimin e rezervave shtetërore, për të cilat ka raportuar më herët gazeta Nacionale.Ndërkohë, policia është duke e vazhduar aksionin edhe në bastisjen e pronave të Ridvan Muharremi, mikut të kryeministrit Albin Kurti.Muharremi, që është pronar i restoranit “Bukë e Zemër”, dyshohet se është ndërmjetës.Mahmut Halimi, avokati i Ridvan Muharremit, ka thënë se për klientin e tij ende nuk ka flet arrestim nga organet e rendit.Ai ka bërë me dije se ende po vazhdojnë bastisjet në pronat e Muharremit.“Ende nuk kemi fletarrestim”, ka thënë Halimi.Ai ka tregua se ia kanë dorëzuar policia të gjitha provat.“Normal i ka dorëzuar të gjitha materialet që jemi përgatitur me kohë. Jemi përgatitur për të vërteten”, ka thënë ai para mediave.Sot Policia e Kosovës ka bastisur restorantin “Bukë e zemër”, i cili në pronë të afaristit Ridvan Muharremi. Gjithashtu polica ka bastisur edhe banesën e tij dhe MINT-in.Muharremit, i cili është edhe mik i kryeministrit Albin Kurti, dyshohet se është i përfshirë në aferat për keqpërdorin e rezervave shtetërore.NDAJENI KËTË ME TË TJERËT: Ndajeni me të tjerët në Facebook (Hapet në një dritare të re) Facebook Ndajeni me të tjerë në WhatsApp-i (Hapet në një dritare të re) WhatsApp