Mërgimtarët presin nga 5 orë në kufirin Serbi-Hungari

Mërgimtarët kosovarë, që tashmë i kanë përfunduar pushimet në vendlindje dhe po kthehen në shtetet përendimore, po përballen me kolona dhe pritje të gjata në pikat kufitare.

Një mërgimtar ka thënë për Sinjalin se pritjet për të kaluar nga Serbia për në Hungari janë mbi 5 orë.

Sipas mërgimtarit, kolona është e gjatë mbi 10 kilometra.

Mërgimtarët, po ashtu po ankohen se kufitarët në këtë pjesë po e neglizhojnë punën gjë që ka bërë të ketë pritje kaq të gjata.

Kujtojmë se sipas përditësimit të fundit, në pikën kufitare Merdarë, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim të Kufirit kolonat janë deri në 2 mijë metra.

Edhe në pikën kufitare të Dheu i Bardhë, mërgimtarët janë duke pritur me orë të tëra për të dalë nga Kosova, derisa kolona është e gjatë 1 mijë metra.