Burri e rrah gruan dhe motrën, i bënë për spital

Policia ka bërë të ditur se dje një person në Pejë dyshohet se kishte sulmuar gruan e tij dhe motrën. 

Policia njofton se i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Vitomericë, Pejë 10.09.2023 – 18:35. Viktima femër/kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht atë dhe motrën e sajë, e cila ka kërkuar tretman mjekësor.

I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe ende nuk është hasur nga policia.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.