Haziri: Udhëheqja aktuale e ka shndërruar Komunën e Gjilanit në “odë”

Ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka kritikuar ashpër kryetarin aktual të Gjilanit, Alban Hyseni, duke thënë se ‘e ka shndërruar Komunën e Gjilanit në odë’.

Postimi i plotë i Hazirit:

Udhëheqja aktuale e ka shndërruar Komunën e Gjilanit në “odë”

Po bëhen dy vjet prej kur VV po e administron Gjilanin, nuk po e qeveris. Udhëheqja e Gjilanit e ka shndërruar Komunën në “odë”. Sipas matjeve të fundit, 64 për qind është pakënaqësia e gjilanasve ndaj Komunës. Paaftësi, mungesë vizioni e bllokim të projekteve. Dështim monumental. Dy vite të humbura e fatkeqësisht duket se do të jetë mandat i humbur. Gjilani meriton më shumë dhe më mirë.