I dehur në timon, gjobë dhe heqje patente për 6 muaj
Zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Kamenicë gjatë kontrollit në trafik kanë dyshuar se vozitësi i mjetit motorik me targa vendore mund të jetë nën ndikim të alkoolit.
Të njëjtit pasi që i është bërë alkool testi ka rezultuar se ka qenë nën ndikim të alkoolit me 0.83 promilë.
Kundërvajtësit i është shqiptuar gjobë në vlerë 200 euro, dy pikë negative dhe masa mbrojtëse e heqjes së drejtimit të mjeteve motorike në afat prej gjashtë muajve, thuhet në njoftim.

