Një grua dyshohet se dhunoi seksualisht të miturën në Ferizaj

Një femër dyshohet se ka kryer veprën “dhunim” ndaj viktimës së mitur (femër).

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se arrestimi ka ndodhur të mërkurën ndërsa ngjarja ka ndodhur në muajin tetor të vitit 2021

“Ferizaj, tetor 2021. Më datën 04.10.2023 është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se e njëjta ka kryer veprën e lart-cekur ndaj viktimës së mitur femër kosovare”, thuhet në raport.

Ndërkaq, siç bëhet e ditur në raport në konsultim me prokurorin, viktima është dërguar për ekzaminim mjekësore, ndërsa e dyshuara pas intervistimit është liruar derisa të kryhen ekzaminimet mjekësore të viktimës.

Ndryshe, rasti është në proces hetimor.