Në Koretin të Kamenicës hajnat thyejnë arkën e xhamisë dhe vjedhin paratë
Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit 24 orësh, ka bërë të ditur se dje në Koretin të Kamenicës persona të panjohur kanë dëmtuar kasafortën e xhamisë, me me ç’rast kanë vjedhur paratë dhe një DVR të kamerave.
Njoftimi i plotë:
VJEDHJE E RËNDË
Koretin, Kamenicë 06.10.2023-NN. Ankuesi mashkull kosovar përgjegjës i xhamisë, ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë dëmtuar kasafortën e xhamisë me ç’rast kanë vjedhur paratë dhe një DVR të kamerave. Rasti nën hetime.

