Moti: Rikthehet vera, sot temperaturat shkojnë deri në 26 gradë

Sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i qetë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-26 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja  dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-11m/s.