Gjilan, konfiskohen 20 patentë shoferë brenda një jave
Policia në Gjilan, njësia rajonale e komunikacionit rrugor dhe stacionet policore të Policisë, gjatë periudhës kohore 20.10.2023-26.10.2023 në vazhdën e implementimit të planit operativ “Siguria në trafikun rrugor” ka shqiptuar 1.283 gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.
Po ashtu janë shqiptuar masa të ndalim drejtimit të mjeteve për 20 ngasës, thuhet në njoftim.


