Poezi: Nëntori Madhështor

Safet Sadiku

Nëntori me madhështi

Na solli fat dhe mbarësi

I mbushur me plot histori

Për shqiponjën Kuq e Zi

Më 28 Nëntor 1912-të

Kuvendi u mbajt në Vlorë

Plaku me mjekërr të bardhë

Ismail Qemali mendimtar

Fjalën e ka marrë

Botërisht i tha dy fjalë

Delegatë e kuvendarë

Ta shpëtojmë

Shqipërinë mbarë

Sot TE tërë shqiptaria

Po shpallet pavarësia

“Me sot Shqipëria

është e lirë e e mosvarme”

Shqipëria vendosi lirinë

Shqipëria e vendosi Pavarësinë

Vendosi ligjin për ekonominë

Isa Boletini në Vlorë kishte ardhë

Kishte me vete disa qindëra luftëtarë

Nëntori i bekuar me histori

Të gjithë shqiptarëve

Na ka sjellur fat dhe mirësi.