Tronditëse: Persona të armatosur tentojnë të rrëmbejnë vajzën e porsalindur të Neymar dhe partneren e tij

Neymar përjetoi momente ankthi me tentativën për rrëmbimin e vajzës së tij, Mavie, si dhe partneres Bruna Biancardi, këtë të martë në afërsi të Sao Paulos.

Ngjarja u regjistrua në distriktin e policisë Cotia, i cili ndodhet në periferi të qytetit të Sao Paulos. Një nga personat tashmë është arrestuar si i dyshuar. Sipas informacioneve të shtypit në Brazil, kriminelët i lanë prindërit e modeles braziliane të lidhur për t’iu vjedhur çanta, ora dhe bizhuteri.

Garda Civile Bashkiake raporton se agresorët kanë hyrë në shtëpi me ndihmën e të dyshuarit të ndaluar dhe kanë kërkuar Bruna Biancardi e Mavie, të cilat nuk ndodheshin në banesë, me qëllimin për t’i rrëmbyer.

Fqinjët kanë qenë ata që kanë lajmëruar policinë për lëvizjet në shtëpi, ndaj është rrethuar shpejt prona dhe kapur një nga kriminelët. Neymar, i cili iu nënshtrua një operacioni për këputjen e ligamentit të përparmë të kryëzuar të gjurit, disa ditë më parë, nuk e ka komentuar incidentin.

Bruna Biancardi postoi një mesazh për të siguruar miqtë dhe familjen, si dhe konfirmoi sulmin: “Falë Zotit, gjithçka është në rregull dhe gjërat materiale janë rikuperuar”. Neymar, gjithashtu ndau një mesazh: “Faleminderit Zotit, të gjithë janë mirë”./noa