Afaristi ngreh zërin: Në këtë botë jemi për të jetuar dhe jo për të pritur vdekjen në shtëpi!

Po shtohen zërat kundër masave që kanë ndërmarrë qeveritë e shteteve të botës, si mbrojtje nga virusi korona, që në të vërtetë nuk është se po shkakton vdekje pa qenë i shoqëruar me sëmundje tjera.

Një virus i padukshëm e ka gjunjëzuar botën dhe dalngadalë po e fut në kolaps ekonominë.

Ndaj kësaj gjendje ka reaguar afaristi i njohur kosovar, Burim Piraj, pronar i kompanisë “Meka Hallall”, i cili është bërë i njohur për raportin e tij korrekt me punëtorët, të cilët i shpërblen me paga shtesë gjatë vitit.

“Jeta duhet të vazhdoj sepse ne në këtë botë jemi për të jetuar dhe shijuar kënaqësinë e jetës e nuk jemi këtu për të pritur vdekjen në shtëpi!”, ka shkruar biznesmeni Piraj.

Ky është postimi i tij:

Duke e parë se ekonomia është para kolapsit, më në fund disa qeveri janë kthjellur dhe e kanë kuptuar se të izolon një virus është e pa mundur!

Gripi e bënë të veten! Ndokush e vuan ndokush jo, por jeta duhet të vazhdoj sepse ne në këtë botë jemi për të jetuar dhe shijuar kënaqësinë e jetës e nuk jemi këtu për të pritur vdekjen në shtëpi!

Liria është më me vlerë se vetë vdekja!/mediafokus.info