Pensionohet toger Gani Huruglica

Me datën 15.11.2023 Toger Gani Huruglica, Komandanti i Stacionit Policor në Novobërdë nga Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, është pensionuar pas një karriere të gjatë dhe të suksesshme në punën policore.

Toger Huruglica i ka takuar gjeneratës së pestë të Policisë së Kosovës.

Me këtë rast, Kolonel Agron Rukuqi, Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan ka ndarë mirënjohje për toger Huruglicën, në shenjë respekti për përkushtimin e tij në punë, sjelljet profesionale dhe tejet njerëzore që e kanë përcjellë për dekada të tëra, thuhet në njoftim.