Ishte zhdukur para 1 muaji, shqiptari gjendet i varur në pemë me duar të lidhura
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi, ku një shtetas shqiptar është gjetur i varur në pemë. Mediat greke shkruajnë se viktima është i riu Angjelo Avdiu, i cili rezultonte i zhdukur prej 30 tetorit.
29-vjeçari është gjetur i varur në një pemë, me duar të lidhura, në oborrin e shtëpisë së pushimit të një familje greke, që nuk ndodhej prej muajsh, në fshatin Dhiaspora të zonës Kilini.
Bëhet e ditur se trupi i 29-vjeçarit është identifikuar nga nëna e tij, e cila ka njohur rrobat e djalit të saj.
Familja e Angjelos është tepër e shokuar pasi nuk kanë asnjë të dhënë se çfarë mund të ketë ndodhur me djalin e tyre, ndërsa policia po heton edhe pistën e vrasjes së organizuar.
Trupi i Angjelo Avdiu u gjet nga pronari i shtëpisë i cili e vizitoi rastësisht dhe ndjeu një erë tepër të rëndë për t’u përballur me pamjen e frikshme të trupit të varur të 29-vjeçarit.

