Vrasje e rëndë në Prishtinë, viktima është grua

Një grua ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit të mërkurën rreth orës 20:20 në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.

Policia dhe ekipet emergjente kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku në një veturë kanë hasur një person pa shenja jete.

Vdekjen e viktimës (grua) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Rastin për Paparaci.com e kanë konfirmuar edhe nga policia e Kosovës që sipas tyre, dyshimet e para thonë se bëhet fjalë për vrasje nga arma e zjarrit.

Policia në koordinim me Prokurorinë kanë nisur hetim për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe ekzaminimeve që do të ndihmonin në hetimin e ngjarjes dhe sqarimin e plotë të rastit.