Një burrë në Kamenicë gjendet pa shenja jete në mal

Në fshatin Moqare e Poshtne në Kamenicë, një burrë është gjetur pa shenja jete. Policia ka nisur hetimet rreth rastit.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një 54-vjeçar, i cili u gjet i vdekur në mal.

Posa rasti është denoncuar, ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës.

Ndërkohë njësitet policore kanë kryer ekzaminimet e nevojshme për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Rasti është iniciuar “vdekje e dyshimtë”.