Berisha për Kurtin: Pa pikë marre del në aeroport ju thotë rruga mbarë atyre që ikin nga Kosova

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, ka hedhur kritika të ashpëra ndaj kryeministrit të vendit Albin Kurti.

Sipas Berishë Kurti pasi e mbyti shpresën për një jetë normale në Kosovë, pa pikë marre në aeroport ju thotë rruga mbarë atyre që ikin nga Kosova.

Më tutje sipas Berishës Kurti e ka pru Kosovën në atë gjendje që “top lajm” me u bë ikja e një polici

Postimi i plotë:

Pasi e mbyti shpresën për një jetë normale në Kosovë, pa pikë marre në airoportë ju thotë rruga mbarë atyre që ikin nga Kosova.

Ku mbeti premtimi (mashtrimi) se do të angazhohet për me e k’thy “trurin” në Kosovë pasi të vije në pushtet.

E ka pru Kosovën në atë gjendje që “top lajm” me u bë ikja e një polici, a ka më mjerim për një shoqëri e cila ka ardhën në këtë gjendje.