I dehur në timon, gjobitet dhe i merret patenta për një vit 

Njësiti rajonal i trafikut rrugor në Gjilan, në aksin rrugor Gjilan-Kamenicë ka ndalur për kontroll një automjet me vozitës mashkull, kosovar serb.

Gjatë kontrollit është dyshuar se vozitësi i mjetit mund të jetë nën ndikim të alkoolit dhe të njëjtit pasi që i është bërë alkool testi ka rezultuar me 0.80 promilë.

Kundërvajtësit i është shqiptuar gjobë në vlerë 300 euro dhe masa mbrojtëse e heqjes së drejtimit të mjeteve motorike në afat prej një viti, thuhet në njoftim.