Humb jetën këmbësorja që u godit nga kamioni në Fushë Kosovë
Këmbësorja e cila u godit nga një kamion në Fushë Kosovë, ka ndërruar jetë.
Viktima nuk ka arritur që t’i përballojë plagët e marra dhe si pasojë ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.
Sinjali ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione, por të njëjtit ende s’kanë kthyer përgjigje.

