Kosova bëhet vendi i parë në rajon që ka arritur mbulim 100% me internet
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka shkruar në platformën “X”, se Kosova u bë vendi i parë në rajon dhe më gjerë që ka arritur mbulim 100% me internet.
“Në vitin 2023, ne lidhëm fshatin e fundit të mbetur me internetin me brez të gjerë” – ka thënë ndër të tjera ai.
E plotë:
“Në vitin 2023, ne lidhëm fshatin e fundit të mbetur me internetin me brez të gjerë, duke e bërë Kosovën vendin e parë në rajon dhe më gjerë që ka arritur mbulim 100%.”
In 2023, we connected the last remaining village to broadband internet, making Kosova the first country in the region and beyond to achieve 100% coverage. https://t.co/3GYnHUWeVa pic.twitter.com/YL7pIAmTEk
— Hekuran Murati (@HekuranMurati) February 27, 2024

