“Të gjithë kanë një ditë pushimi, paguhen siç duhet, kanë orarin e tyre të punës, e dinë sipas orarit javor kur punojnë, kur janë të lirë, kanë edhe një pushim vjetor, prandaj jemi munduar t’i tërheqim”, thotë Dean Pejoviq, kuzhinier dhe bashkëpronar i një restoranti në të cilët janë të punësuar punëtorë nga Kroacia.

Në një restorant tjetër, bashkëpronari punësoi tre filipinas, duke përfshirë një kuzhinier.

“Jam i kënaqur me punën time në Kroaci, është mirë. Punëdhënësi im është i mirë dhe shumë i sjellshëm me ne, me punëtorët e huaj”, thotë ky shef kuzhine.

Akomodimi dhe shërbimet e tij, ushqimi në restorant paguhen dhe ai është i kënaqur me rrogën e tij.

Pjesa më e vështirë ishte të mësonte të përgatiste pjatat nga këto anë, por edhe këtë ia doli.

“Ne jemi të huaj, kështu që nuk e dimë ushqimin tuaj. Prandaj duhet të studiojmë dhe të praktikojmë shumë… Por është bukur të mësosh të përgatisësh vetë ushqimet. Hot dog, gustator, po”, thotë kuzhinieri filipinas.

Një numër i madh i kosovarëve tani po jetojnë në Kroaci, për shkak të pagave më të larta dhe standardit më lartë për jetë.

Paga më e lartë se sa në Kosovë e bën më tërheqëse, pastaj marrja e shtetësisë kroate për 4-5 vjet, për të kaluar pastaj në shtetet e tjera të Evropës janë dy nga qëllimet kryesore të shumë shqiptarëve kosovarë.