Shpallet në kërkim nga policia gjilanasi Besart Leka

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Besart Lekën nga Gjilani.

Njoftimi i plotë:

-Besart (Ismet) Leka

KATEGORIA E VEPRËS PENALE

  • Vjedhje e rëndë

PËRSHKRIMI:

Datëlindja:   14/11/1989

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarë dhe mediat. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan në vazhdimësi ka marrë dhe është duke marrë të gjitha veprimet me qëllim të lokalizimit të personit të dyshuar.

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Gjilan kërkon nga qytetarët dhe mediat që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.