Absurde: Ministria po i trajton bizneset sipas lokacionit ku gjenden, jo sipas veprimtarisë
Arbër Ismajli, nënkryetar i Komuunës së GJilanit e konsideron vendim të padrejtë mbylljen e bizneseve të vogla brenda qendrave të mëdha tregtare, ndërkohë që të njëjtat veprimtari në qytet lejohen të ushtrojnë veprimtarinë e tyre.
Është vendim i padrejtë, mbyllja e sotme e bizneseve brenda hapësirave të të bërit biznes, “Agmia Center”, “Drini Market”, “Calabria”, “Interex” etj, nga inspektoriati i Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë, dhe Investimeve Strategjike, ka shkruar Ismajli në reagimin e tij.
Ky vendim, nuk i përkon mbrojtjes nga ky virus, pasi që, jemi dëshmitarë, se në të gjitha marketet, ka grumbuj njerëzish, të cilët i frekuentojnë ato për furnizime, ndërsa, një biznes i vogël, ku mund t’i mbajë të gjitha masat e parapara, nuk mund të operojë brenda asaj hapësire të të bërit biznes.
Tjetra është, se shumica e këtyre bizneseve, kanë veprimtaritë e tyre edhe brenda hapësirave të qytetit, të cilat aty lejohen ta ushtrojnë veprimtarinë e tyre biznesore.
Pse duhet të punojë e njëjta veprimtari brenda qytetit, ndërsa, në hapësirat e këtyre marketeve jo?
Nuk ka ndonjë kuptim të posaçëm, e as ndonjë siguri të veçantë nga mos ndërlidhja e këtyre kahjeve operuese.
Këtyre bizneseve, o duhet t’iu lejohet veprimtaria e punës të gjithëve, o duhet t’iu ndërprehet.
Vazhdimi i mbylljes së këtyre bizneseve, brenda hapësirave të të bërit biznes, kur aty marketet janë të mbushura përplot me njerëz, nuk e ka logjikën e parimit të thirrjes së sigurisë kundër COVID19, thotë Ismajli./mediafokus.info

