Motra rrah me shufër druri vëllezërit e saj dhe ikën nga shtëpia
Një konflikt familjar ka ndodhur të martën në një familje në Pejë, ku një vajzë ka ushtruar dhunë ndaj dy vëllezërve të saj, raporton Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se pasi është denoncuar rasti, viktimat kanë dhënë deklaratat e tyre në Polici, ku kanë rrëfyer se si u përballën me sulm nga motra e tyre, e cila i goditi me shufër druri.
Si rezultat i raportimit, Policia është aktivizuar për ta kapur të dyshuarën, por menjëherë pas kryerjes së veprës, e njëjta është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet e dyshuara.

