N`deti po shkojmë sivjet kismet….
Sipas të gjitha gjasave, sivjet do të ketë pushime në det. Vatrat e koronavirusit po shkojnë drejt shuarjes në Kosovë e në Shqipëri.
Megjithatë, kësaj vere pushimi do të bëhet në kushte tjera sa i përket distancës fizike mes pushuesve.
Bizneset turistike në Velipojë kanë nisur përgatitjet për të pritur pushuesit.
Aleksandër Nikolli, operator turistik ka thënë se situata është e vështire, por ai ka filluar t`i marrë masat në hotelin e tij sipas kushteve të pandemisë.
Zbatimi i distances mes çadrave do të jetë shqetësimi më i vogel në Velipojë për shkak se kjo zonë turistike disponon më shumë se 13 km vijë bregdetare.
Bizneset shpresojnë se turistet nuk do të mungojnë./mediafokus.info

