Sot i jepet lamtumira e fundit aktores Shirine Morina

Sot në orën 16:00 do të bëhet varrimi i aktores së njohur, Shirine Morina, e cila vdiq dje.

Në njoftimin e Teatrit Kombëtar të Kosovës thuhet se sot do të organizohet mbledhje komemorative në përkujtim të së ndjerës.

“Në ora 14:00 në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës, organizojmë mbledhje komemorative për të kujtuar aktoren e ndjerë,” thuhet në njoftim.

Varrimi i të ndjerës do bëhet në varrezat e qytetit në Prishtinë.