Në Gjilan arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresa të gjykatës

Policia në Gjilan, e angazhuar në planin operativ “Realizimi i urdhëresave” të lëshuara nga Gjykata Themelore, me 15.04.2024, rreth orës 09:00 ka ndaluar personin A. R. (1991) shtetas i Kosovës, i cili kërkohej për 19 urdhëresa aktive të lëshuar në vitet 2022, 2023 dhe 2024 nga Gjykata Themelore e Gjilanit, për shkak të veprës penale “Vjedhja e shërbimeve”  në kohëzgjatje totale prej 99 ditëve burg.

Po ashtu sot është ndaluar edhe personi i dytë A. I. (1982) shtetas kosovar, i cili kërkohej sipas urdhëresës të lëshuar më 24.10.2023 nga Gjykata Themelore  e Gjilanit, për shkak të veprës penale “Lëndim i rëndë trupor”, i dënuar në kohëzgjatje prej 71 ditë burg efektiv.

Pas përfundimit të procedurave, që të dy menjëherë janë dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali-Prishtinë, thuhet në njoftim.